Therje me thikë në Vushtrri, viktima bëhet për spital – i dyshuari arrestohet

Një rast i therjes më thikë është raportuar të ketë ndodhur në Vushtrri.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimen mashkull kosovar, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 17.01.2024-16:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimen mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Ky është personi që u kap me mbi 4 kg drogë në veturën e tij në rrugën Skenderaj – Mitrovicë