Therje me thikë në Mitrovicën e Veriut, në vendngjarje gjendet edhe një granatë dore

Të dielën në Mitrovicën e Veriut një person është therur me thikë.

“Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për më tepër, në vendin e ngjajrjes është gjetur edhe një revole bashkë me një granatë dore.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore”.

“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”.

Lexo edhe:  Sa paguhen punëtorët në Zvicër?