Të shtëna me armë në Prishtinë, sulmohet një person

Policia ka njoftuar se një person ka shtënë me armë zjarri tek një tjetër pas një mosmarrëveshje të dielën në mbrëmje.

I dyshuari ende nuk është identifikuar, derisa rasti vazhdon të hetohet.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar  tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.

Lexo edhe:  E tradhtoi tatuazhi, arrestohet në Kolumbi shqiptari më i kërkuar në Europë