Theret me thikë një person në Skenderaj, Policia arreston dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Skenderaj, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person duke e goditur me thikë. 

Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është  liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”

Lexo edhe:  Gjendet edhe trupi i Alma Arrazit, u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e vegjël