Theret me thikë një i mitur në Llapushnik

Policia ka njoftuar se është arrestuar një i mitur në fshatin Llapushnik që dyshohet ta ketë therur një të mitur tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njoftoj policia.

Lexo edhe:  Vdes një 58 vjeçare në Suharekë, goditet nga vetura