Grenell reagon pas takimit në Bruksel: Kurti hodhi poshtë çdo ide që presidentët e ShBA-së i dhanë Kosovës

Richard Grenell, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë dhe Serbi dhe ish-ambasador në Gjermani ka reaguar pas takimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter ai tha se se dëshiron të rikujtojë se kryeministri Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë i kanë dhënë Kosovës.

“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë i kanë dhënë Kosovës. Të dy presidentët, ai demokrat dhe ai republikan. Ky është vetëm një fakt”, ka shkruar Grenell.

Lexo edhe:  41 vjeçari nga Kosova kapet në kufi nga Policia e Shqipërisë me 13 mijë e 420 euro të pa deklaruara