Tha që vuan nga tumori- Banori i Big Brother paska gënjyer për sëmundjen e tij

Luizi i Big Brother Vip Albania nuk vuan nga asnjë sëmundje. Ai ka pranuar se ka gënjyer.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani e ka pyetur Luizin se pse zgjodhi të gënjente.

“Masi që i ka ndodh shokut tim kam fillu me i pasë të njëjtat simptoma, kam pas frikë me shku. Zgjodha me nis me vetën e me përfundu me atë” – tha Luizi.

Luizi tha se vuan nga ‘Lewy Body Dementia’, që është lloji i dytë më i zakonshëm i demencës progresive pas sëmundjes së Alzheimerit.

Lexo edhe:  Këta janë dy të dyshuarit e arrestuar për vrasjen në Vushtrri