Minerali i Trepçës në Muzeun e Vjenës, nën emrin e Jugosllavisë

Pasuritë natyrore të Kosovës, njihen dhe zënë vend edhe më gjerë.

Një prej këtyre rasteve është edhe në në muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë të Austrisë.

Në pjesën ku tregohet për gurët e çmuar, minerale dhe metale nga të gjitha vendët e botës, është edhe një nga miniera e Trepçës në Mitrovicë.

Sidoqoftë, ky guri i çmuar nga Trepça, duket se qëndron aty për një kohë të gjatë, sepse shteti nga i cili shkruan se vjen ky mineral, ka më shumë se një dekadë që nuk ekziston.

Kështu, krahas emrit të Trepçës si minerë, aty figuron edhe emri i Jugosllavisë, shkruan RTK.

Një gjë e tillë, duket se nuk i ka rënë në sy askujt nga institucionet shtetërore, apo Ambasada e Kosovës në Vjenë.

Një ndryshim i emrit të shtetit nga Jugosllavi në Kosovë, do të ishte informacion më i saktë për mijëra turistë, që brenda ditës e vizitojnë këtë muze, e ku brenda të cilit, shpërfaqet i gjithë krijimi i universit, që nga shpërthimi i madh, që njihet si Big Bang.

Në këtë muze, paraqitet krijimi i sistemit diellor, fillet e jetës në tokë, evolucioni i qenieve të gjalla, përfshirë edhe njerëzimin.

Lexo edhe:  Gjobat e reja në trafik, për përdorim të telefonit deri në 500 euro