Tërmet në Shqipëri – epiqendra ishte në Elbasan

Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë pasdite, rreth orës 15:00 në Elbasan dhe disa qytete të tjera në Shqipëri.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti prej 4 ballësh sipas shkallës Rihter, kishte epiqendrën në Elbasan.

Me një thellësi 10 kilometër, lëkundjet u ndjenë nga banorët e Elbasanit, Tiranës e Durrësit.

Ndryshe, deri më tani, nuk raportohet për dëme. /tch

Lexo edhe:  Sherr mes dy personave në Ferizaj, i dyshuari kërcënon me thikë 62-vjeçarin – i gjendet edhe një armë