Tërhiqet trupi i pajetë i kosovarit që vdiq në një burg në Serbi, dërgohet në Norvegji

Një shqiptar i Kosovës vdiq në rrethana ende të paqarta në një burg në Beograd.

A.Z, me nënshtetësi norvegjeze humbi jetën më 26 nëntor.

Klankosova.tv nga burimet e saj merr vesh se tashmë familjarët e kanë tërhequr trupin e pajetë.

Ky burim bën me dije se tashmë janë rrugës për në Norvegji.

Me të mbërritur atje do të bëhet edhe obduksioni për të mësuar shkaqet e vdekjes së të riut.

Pas marrjes së raportit të obduksionit, familja do të deklarohet lidhur me rastin.

Lexo edhe:  “Kur t’shkojsh me lind, kom me ta bo ma zi se Hamide Magashit” - Llapjani kërcënon gruan e tij shtatzënë, shpallet në kërkim policor