Tenton t’i tejkalojë motoristët me veturë, ata e sulmojnë e ia drejtojnë armën

Një qytetar në fshatin Dremjak të Ferizajt është përballur me një sulm nga disa motoristë pasi kishte tentuar t’i tejkalonte me veturë.

Siç raporton policia, njëri prej tyre ia kishte aksidentuar veturën dhe pastaj e kishte sulmuar fizikisht viktimën.

Mbrapa veturës, janë dëgjuar të shtëna armësh dhe pastaj motoristët i kanë dalë para veturës dhe i kanë drejtuar armën shoferit.

Viktima ka deklaruar se s’ka lëndime, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur dëshmi lidhur me rastin.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Raporti i policisë:

Fsh. Dremjak, Ferizaj 15.09.2023-19:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet se gjatë të rrugës duke tentuar të bëjë tejkalimin e disa motoristëve, njëri prej tyre ia ka aksidentuar veturën dhe pastaj e ka sulmuar fizikisht viktimën, ndërsa mbrapa veturës janë dëgjuar të shtëna me armë, e pastaj i kanë dalë para veturës dhe i kanë drejtuar armën viktimës. Viktima ka deklaruar se nuk ka lëndime, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi lidhur me rastin. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:  Punëtorët e kompanisë ‘Kos Recycle’ bëjnë kërdi, vjedhin material në vlerë të mbi 600 mijë eurove