Tentoi ta vriste me 14 plumba në Prishtinë – Dorëzohet në Polici i dyshuari për atentatin pranë Hotel Ador

Një tentativë për vrasje që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, në afërsi të Hotelit Ador, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa i dyshuari është dorëzuar në polici disa orë pas incidentit.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2025, rreth orës 23:00, kur është raportuar për të shtëna armësh. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 14 gëzhoja dhe njolla gjaku, ndërsa viktima, B.H. rreth 36-vjeçar, është transportuar në QKUK për trajtim emergjent. Raporti mjekësor konfirmon se ai ka pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Fushë Kosovë, policët hasin në rezistencë