Dërgohet në paraburgim i dyshuari për bixhoz të kundërligjshëm në Skenderaj

Një aksion i Policisë së Kosovës kundër bixhozit të kundërligjshëm në një lokal në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj rezultoi me arrestimin e një pronarit, Isa Aliqkaj dhe sekuestrimin e një sërë provash materiale që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Aliqkajt. Ky i fundit, gjatë ditës së djeshme është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Sinjali mëson se të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’.

Lexo edhe:  “Nëse një ditë më vret shpejtësia, mos qaj…”, postimi i viktimës në Prizren që tregon për pasionin e tij të frikshëm