Tentohet të dhunohet një grua në një motel në Mitrovicë, i dyshuari arrestohet dhe më pas lirohet
Në orët e para të të hënës, një burrë ka tentuar ta dhunojë një grua në një motel në Mitrovicë.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë / 01.01.2024 – 02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një motel ka tentuar ta dhunojë viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/