Tentim vrasje në Prishtinë, gjuhet 5 herë me armë zjarri në drejtim të një veture

Mbrëmë rreth orës 23:30, një person ka raportuar në polici se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar 5 gëzhoja.

Ndërkaq, rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.

Ky rast është cilësuar ‘vrasje në tentativë’.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje