Tentim vrasje në Podujevë, një person dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Të shtunën ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Surkish të Podujevës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

”Viktima mashkull kosovar dyshohet se në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar. Një veturë është sekuestruar që dyshohet që është e përfshirë në rast. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.”, thuhet në raportin e Policisë.

Ngjarja është cilësuar si vrasje në tentativë.

Lexo edhe:  Gjykata Speciale urdhëron Salih Mustafën t’u paguajë 207 mijë euro zhdëmtim viktimave