Tentim vrasje në Fushë Kosovë, dikush gjuajti disa herë në drejtim të 26-vjeçarit
Mbrëmë u raportua për të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në Fushë Kosovë, ku dikush gjuajti në drejtim të një vetureje, që ishte e parkuar në afërsi të pompës “Kastrati” në rrugën “Dardania”.
Sinjali ka mësuar se viktimë kësaj radhe ishte një 26-vjeçar, ndaj të cilit dikush shkrepi disa herë armën, për motive ende të panjohura.
Tentim vrasja që ndodhi në orët e mbrëmjes alarmoi Policinë, me ç’rast njësitet dolën në vendin e ngjarjes, ku u bënë ekzaminimet e nevojshme dhe u gjetën disa prova.
Ajo që dihet deri më tani është de me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar se “Vrasje në tentativë”, teksa po bëhen hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Rasti mbrëmë është konfirmuar edhe nga Policia, që nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri. Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”, janë deklaruar nga Policia.