E rëndë në Prizren: Gruaja 43-vjeçare tenton t’i jap fund jetës, konsumon sasi të madhe të medikamenteve

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Prizren ku një grua 43-vjeçare deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është  dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Lexo edhe:  Shtrenjëtohet sërish nafta, kaq kushton çmimi për litër!