Tentim vrasje në Deçan, i mituri ther me thikë disa herë një të mitur

Një i mitur ka therur me thikë disa herë një të mitur në fshatin Shaptej të Deçanit, dje në orët e mesditës.

Therjes me thikë dyshohet se i ka paraprirë një konflikt mes dy palëve që eskaloi në përdorimin e thikës dhe për pasojë i mituri ka pësuar lëndime, për çka është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ai dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Lexo edhe:  Puçrraven disa nxënës në Gjakovë, askush nuk hyn në klasë