“Mori gaz vetë”, dëshmitarët japin një version tjetër për policin: Ai bënte manovra të rrezikshme

Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e ndodhur ditën e djeshme, ku një vajzë 7-vjeçare u godit për vdekje nga skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase.

Ish drejtuesi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase ka raportuar se mjetin e fuqishëm lundrues me dy motorë e kishte marrë tek një person tjetër, megjithatë nuk është bërë e ditur se kujt i përkiste ky skaf, pse përdorej dhe si ishte siguruar.

Arjan Tase nuk dispononte asnjë patentë lundrimi për skafin me dy motorë, ndërsa ka deklaruar se mjeti lundrues kishte defekt dhe ka marrë gaz menjëherë.

Por sipas asaj çfarë pushuesit kanë dëshmuar, Tase disa herë ka kryer manovra të rrezikshme në det dhe nuk dukej që mjeti kishte defekt.

Lexo edhe:  Ishte duke punuar në ndërtimtari, lëndohet rëndë një punëtor