Tentim vrasje e rëndë në Prishtinë, therën me thikë dy persona afër lokalit “Boujee”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 03:30, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, afër lokalit “Boujee”, ka ndodhur një therje me thikë ku kanë mbetur të lënduar K.B., rreth 34-vjeçar dhe B.G., rreth 35-vjeçar.
Të dy viktimat janë dërguar me urgjencë në QKUK, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar katër dëshmitarë, ndërsa hetuesit e Stacionit Veri dhe të Hetimeve Rajonale janë angazhuar për zbardhjen e rastit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është cilësuar si “Tentim vrasje e rëndë”.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa autorët e sulmit ende nuk janë identifikuar.