Tentim-vrasja në Prishtinë, dorëzohet në Polici një nga të dyshuarit

Pas disa ditësh në arrati, njëri nga të dyshuarit për tentim vrasjen në lagjen Lakrishte në Prishtinë, është dorëzuar në Polici. I njëjti dyshohet se bashkë me një person tjetër kanë plagosur me armë tre të mitur, për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari që vendosi të dorëzohet është Arianit Avdullahu, teksa miku i tij, që po ashtu dyshohet lidhur me rastin, Ervin Jetullahu ndodhet akoma në arrati.

Avdullahu është intervistuar nga hetuesit policorë në prani në prindit të tij dhe pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje.

Jetullahu dhe Avdullahu dyshohet se pas konfliktit që patën me viktimat, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas janë larguar që aty.

Njësitë policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa tre të miturit që u plagosën u dërguan me urgjencë për në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, mbrëmjen e 20 tetorit.

Lexo edhe:  Babai në Leposaviq e kërcënon me thikë e më pas sulmon me sëpatë djalin e tij të mitur