Arrestohet ish polici i Kosovës , Dejan Pantiq, serbët vendosin barikata që mos ta lën të transferohet në Prishtinë

Dejan Pantiq (56), ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, i cili u largua nga ky institucion së bashku me kolegët e tij më 5 nëntor dhe i cili deri atëherë ishte i punësuar në stacionin policor në Mitrovicë, është arrestuar sot në Jarinje

Sot në mëngjes Dejani me gruan e tij ka shkuar në Rashkë për të bërë ndonjë biznes privat, ka kaluar normalisht kalimin dhe në kthim është arrestuar e prangosën dhe e kanë dërguar në bazën e Policisë së Kosovës afër vendkalimit, Kurir.rs., transmeton Jepi zë.

Serbët nga veriu i Kosovës janë mblidhur dhe kanë vendosur barrikada. Siç raporton gazetari i Kosova Online, serbët nuk duan të lejojnë që personi i arrestuar të dërgohet në Prishtinë.

Lexo edhe:  “Nëse s’rrin me mu, kom me t’pre n’fyt, e me ta mbytë njonin evlad”/ Gjilanasi kërcënon me jetë bashkëshorten e cila do të ndahet nga ai