Tentim vrasja e Ardit Sekiraqës: Ky është i dyshuari i dytë që përfundoi në pranga të Policisë

Personi i shpallur në kërkim për tentim vrasjen te Rruga B në Prishtinë, më 17 shkurt të vitit të kaluar, tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë. I njëjti dyshohet se bashkë me të dyshuarin tjetër, që ishte arrestuar disa muaj pas  incidentit, dyshohen se i kishin vendosur një mjet shpërthyes të riut Aridt Sekiraqa.

Përveç Kushtrim Krasniqit, edhe një person tjetër ishte cak i Policisë, nën dyshimet se ka gisht në këtë rast.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dytë i dyshuar është Mero Xhambazi, i cili është kapur në pikën kufitare në Vërmicë.

Pas arrestimit dhe procedurave të tjera të nevojshme, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Xhambazi është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, viktima Ardit Sekiraqa, rreth 36-vjeçar, ishte cak i të dyshuarve, që tentuan ta vrasin, më 17 shkurt 2024.

Lexo edhe:  E dërgon për riparim, pronari i veturës rrihet nga dy llapjan - punëtorë të servisit