Pesë persona rrahin një burrë në Gjilan, arratisen

Pesë persona dyshohet se kanë rrahur një tjetër në Gjilan, e që raportohet se është përdorur edhe thikë gjatë kacafytjes.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ende gjenden në arrati.

“Viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht  nga pesë persona, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjetë të mprehtë-thikë. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe  gjenden në arrati, rasti nën hetime”, njofton policia.

Lexo edhe:  E kërcënoi 13-vjeçaren se do ia shpërndajë fotot intime, bie në pranga një person në Prishtinë