Tensione në fushë dhe në bankinë, Xhaka iu drejtohet në gjuhen shqipe dhe ua tregon vendin serbëve

Ka ndodhur një përleshje në ndeshjen e Zvicrës përballë serbisë.

Ishte minuta e 67-të e ndeshjes, ku ndodhi një tollovi pranë bankës rezervë të skuadrës serbe.

Breel Embolo pati konflikt me serbët që kërkonin penallti, derisa sulmuesit i erdhi në ndihmë edhe kapiteni Granit Xhaka së bashku me Remo Freuler e lojtarët e tjerë të Zvicrës.

 

Përkundër se serbët bënin fjalë, Xhaka tregoi trimërinë e tij dhe liderin, duke i sharë edhe në gjuhën shqipe pasi vërehej qartë nga lëvizjet e buzëve.

Nuk mungoi edhe një gjest nga Graniti, duke ia treguar vendin serbëve e që gjesti i tij është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Lexo edhe:  Tragjike: 55-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se ia vuri flakën vetes brenda veturës