Temperaturat shënojnë ulje sot, ky është parashikimi i motit

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim: 

E marte–Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu.Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë.

Të mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë.

Të enjten- Mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Të premten- Mot  kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime  rrufesh.

Lexo edhe:  Ky është i riu që kreu vjedhje në “Super Viva” në Lipjan, bie në prangat e Policisë