Lajm i fundit: Aksident i rëndë në magjistralen e Mitrovicës, autoambulanca bart të aksidentuarit

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë në mëngjesin e sotëm. më saktërisht tek restauran “Ura e Gurit”.

Në këtë aksident të rëndë janë përfshirë dy vetura, njëra veturë taksie dhe një veturë tjetër e tipir mercedes, shkruan Jepi zë.

Nga pamjet e siguruara nga “Jepi zë” shihet dëmet e mëdha të veturave dhe dalja e tyre nga rruga për shkak të përplasjes.

VIDEO

Deri tani nuk dihet për të lënduar,.por dëshmitar i kanë thënë “Jepi zë” se autoambulanca ka bartur të aksidentuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës që po merret me shkaqet e aksidentit dhe rregullimin e komunikacionit.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim