Temperatura “pranverore”: Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore.

Mëngjesi do të jetë i freskët dhe me mundësi për mjegull nëpër disa lugina.

Dita e ngrohtë dhe me rrymime ajrore nga jugu dhe jugperëndimi. Temperatura maksimale deri në 22 ose 23 gradë Ceslius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Rrallë në disa vise priten vranësira lokale, ndërsa nëpër disa lugina pritet të ketë mjegull.

Edhe dita e hënë do të jetë mjaft e ngrohtë për këtë periudhë kohore me rritje të mëtutjeshme të temperaturave. Do të vazhdojë moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale, ndërkohë që frontet dhe ciklonet afrohen nga veriperëndimi. Të martën vranësira dhe rrebeshe shiu në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë, ndërsa pasdite vonë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë priten edhe në disa vise të Republikës së Kosovës./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Vdes snajperisti i dalluar i UÇK-së, Kuburja varroset nesër në Baicë