Telashe në një familje në Gjakovë, e përfshirë një grua shtatzënë – ndërhyn Policia

Çdo ditë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje nga të gjitha qytetet e Kosovës. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Këta të fundit nuk i kursejnë ato as kur janë në periudhën e shtatzënisë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘UÇK’ në Gjakovë, ku Policia ka pranuar thirrje nga persona të panjohur të cilët kanë dëgjuar se në shtëpinë e një çifti po ushtrohet dhunë.

Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në një grua shtatzënë e cila ka deklaruar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, por që nuk ka përjetuar dhunë fizike.

Ajo ka refuzuar të pranojë tretman mjekësor dhe ka shprehur dëshirën të kthehet në shtëpinë e burrit të saj, pasi ndihet e sigurt të vazhdojë bashkëjetesën me të.

Ndërkohë është arrestuar personi i dyshuar i cili po ashtu është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Ujësjellësi kap kosovarin duke ia vjedhur ujin fqinjit mërgimtar