Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Drenas – Pamje nga vendi i ngjarjes

Një objekt i madh ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Drenas.

Objekti trekatësh, poshtë lokal e dy katet tjera të banueshme, është djegur tërsisht për arsyeje ende të panjohura.

Nuk është raportuar për të lënduar, por dëmët materiale janë të mëdha, shkruan DrenicaOnline

Objekti ndodhet në rrugën “Shaban Shala”, jo larg qendres së qytetit të Drenasit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia e Drenasit të cilët po merren me rastin.

Lexo edhe:  Sherr në Rahovec: 49-vjeçari sulmon të riun, babai i tij e kërcënon me pushkë