Telashe mes çiftit në Skenderaj, gruaja e çon burrin në Polici

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift në Skenderaj, pasi burri u denoncua nga bashkëshortja e tij.

Sinjali mëson se 22-vjeçarja ka deklaruar se i shoqi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 47-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Shoferi i postës ‘Beki’ raportoi rrejshëm që ia grabitën 6 mijë euro, përfundon në pranga të Policisë