Të shtëna me kallashnikov në Leposaviq, policia “strehon” gazetarët

Në Leposaviq, derisa Policia e Kosovës ka tentuar të hyjë në komunë, janë dëgjuar të shtëna kallashnikovi.

Pasi janë dëgjuar të shtënat e kallashnikovit, të cilat nuk është ditur se nga cfarë drejtimi po vinë, gazetarja e T7 tregon se Policia e Kosovës i ka strehuar gazetarët pas një autoblindi.

Në këto qaste aty i është mundësuar edhe hyrja kryetarit të ri të Leposaviqit.

Lexo edhe:  Vidhet një veturë në parkingun e “Interex” në Prishtinë