Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti të blinduar në Bushat të Shqipërisë

Të shtëna armësh janë drejtuar sot ndaj një automjeti të blinduar në Bushat të Shqipërisë.

Bëhet e ditur se nga këto të shtëna armësh nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar”.

“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite