Tahiri: Nuk guxon kjo qeveri dhe ky kryeministër ta kthejë Kosovën prapa

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova duhet të bashkërendohet me Shtetet e Bashkuara dhe faktorin ndërkombëtar.
Tahiri, këto deklarime i ka dhënë pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit.
“Bashkërendimi i Kosovës me SHBA-në dhe faktorin ndërkombëtar është jetik për ne. Këto dy veprime duhet me pasë një pozicion shtetëror, një bashkërendim me faktorin ndëkombëtar është tejet e rëndësishme, nuk guxon kjo qeveri dhe ky kryeministër ta kthen Kosovën prapa. Kthimi i Kosovës prapa është dëmtim i skajshëm i të gjitha arriturave deri më tani”, u shpreh Tahiri.
Lexo edhe:  Zbulohet çmimi marramendës sa do të kushtojë iPhone 15