25 vjet nga sulmi i dytë ndaj familjes Jashari

Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Pas disa orë luftime dhe rezistencë, forcat pushtuese detyrohen të tërhiqen, ashtu siç u tërhoqën në sulmin e parë kokulur, madje tashmë ishte hera e dytë që po humbnin betejën.

Lexo edhe:  Mërgimtarët nga Zvicra tentojnë t’i korruptojnë policëve që i gjobitën në rrugën për Ferizaj, fillimisht ua ofrojnë 20 euro e më pas 50