Të shtëna me armë në Vushtrri, dyshohet për 2 të vrarë

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Burime të “Jepi zë” nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dyshohet për dy persona të vrarë.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit. Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.

“Jepi zë” ka sigurar pamje nga vendngjarja:

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për identitetin e viktimave apo motivin e ngjarjes.

Ky është një lajm në zhvillim. Së shpejti informacione të tjera

Lexo edhe:  Tmerrohet taksisti në Prishtinë, një person i hyn në veturë dhe tenton të vetëvritet me kallashnikov