Njësia Speciale Intervenuese do të protestojë përsëri më 7 nëntor

 

Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmëruar protestë të re më 7 nëntor, ditën e martë, pasi një të tillë e kanë mbajtur dy ditë me parë.

Kallxo raporton se NJSI e kanë dorëzuar edhe paralajmërimin e protestës në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Protesta sërish do të organizohet për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Protesta e re do të mbahet në ditën e martë dhe pritet të fillojë nga ora 12:00. Në këtë protestë do të dalin përsëri pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë thënë se Kosova nuk ka mundësi finaciare për t’i përmbushur kërkesat e NJSI-së.

Lexo edhe:  U prangos pas incidentit te banesa, 45-vjeçari në Prizren kërcënoi nënën me thikë: Dil ose të vras news image