Të shtëna me armë në Prishtinë, sulmohet një person
Policia ka njoftuar se një person ka shtënë me armë zjarri tek një tjetër pas një mosmarrëveshje të dielën në mbrëmje.
I dyshuari ende nuk është identifikuar, derisa rasti vazhdon të hetohet.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.