Të shtëna me armë në një lokal në Ferizaj, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 26-vjeçar për shkrepje me armë në një lokal në Ferizaj.

Në lidhje me këtë policia njofton se i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar dhe si provë materiale ka konfiskuar një armë të zjarrit, dy fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një gëzhojë nga shkrepja.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, njoftoj policia.

Ndërsa rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Lexo edhe:  Ishte duke shkuar në punë, qentë endacakë tmerrojnë me sulm qytetarin në Prishtinë