Zjarri te parkingu i Aeroportit të Prishtinës, dy vetura u dogjën, shoferët po përcillnin familjarët

Sot u raportua për zjarrin që kaploi një veturë në parkingun e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, për shkaqe ende të panjohura. Por ajo veturë nuk është i vetmi automjet që u dogj.

Burimet nga Aeroporti bëjnë me dije se edhe një veturë tjetër ka marrë flake, me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur brenda njerëz.

Sinjali mëson se dy veturat ishin parkuar në atë lokacion për një kohë të shkurtë, derisa shoferët ishin në Aeroport, në përcjellje të familjarëve të tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, me ç’rast janë bërë ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Lexo edhe:  Lëkundet shtëpia në Rashan të Mitrovicës, largohen 11 banorë