Të shtëna armësh, viktima ankohet në Policinë e Kosovës se u gjuajt tri herë në drejtim të veturës së tij

Ankuesi mashkull  kosovar në Fushë Kosovë ka raportuar se përderisa ishte në veturë, nga një veturë tjetër një i dyshuar deri më tani i pa njohur ka shtënë 3 (tre) herë me armë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, përveç një  shenjë që dyshohet se mund të jetë e shkaktuar nga plumbi (në pjesën e pasme të veturës së ankuesit).

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Lexo edhe:  Situata në veri, Geci i del në ndihmë policëve