Të rinjtë po ikin nga Kosova: Kompanitë kanë filluar të “vuajnë” për punëtorë

Në Kosovë vitet e fundit është rritur numri i punëtoreve që janë duke u larguar nga vendi, e largimi i tyre po vlerësohet së është duke u bërë për shkak të pagës jo të dinjitetshme dhe kushteve jo të mira në punë.

“Mendoj që pronarët e kompanive duhet të jenë më të zëshëm se sa vetë sindikata për rritjen e pagave të punëtoreve pasi që ata po atakohen në mënyrë direkte sepse në shumë kompani tani është përgjysmuar numri i punëtoreve të këtij sektori pasi që punëtorët vetëm po mungojnë dhe mendoj që shqetësuese duhet të jetë në rend të parë edhe për pronar të kompanive”, tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi për EO.

Sipas tij është për keqardhje numri i madh i punëtoreve që janë duke u larguar, por sipas tij, jemi në një kohë që “jetojmë sot për nesër” dhe me një pagë prej 200 eurove nuk mund të ja dal as një familje në Kosovë.

“Është shumë e dhimbshme këto që jemi duke i thënë, por kemi një lëvizje jashtëzakonisht shumë të madhe të ikjeve të punëtoreve nga Kosova, në rendë të parë është çështja e pagës, por përpos pagës janë edhe kushtet tjera, mos implementimi i ligjit të punës, mos pasja fare e marrëveshjes kolektive dhe ligjeve tjera. Ka ardhur një kohë që nuk mund të pritet sepse ne po jetojmë sot për nesër, dhe me këto paga që i kemi është shumë normale që nuk mund të i’a dalin”, tha ai.

Lexo edhe:  Me maskë dhe kapuç të zi, dalin pamjet e shpërthimit me eksploziv në një mobileri