Të rinjtë shqiptarë në veri vendosin flamujt kombëtarë dhe ata shtetërorë

Qytetarët shqiptarë të veriut i janë kundërpërgjigjur atyre serbë me flamujt kombëtarë e shtetërorë.

Disa të rinj mitrovicas janë organizuar dhe kanë mbushur “Lagjen e Boshnjakëve” me flamuj, shkruan Jepi zë.

Në pamjet e siguruar nga “Jepi zë” shihet një numër i madh flamujve të vendosur në udhëkryqin kryesor në këtë lagje të veriut.

Ndryshe, kjo lagje njihet me të rinj të organizuar dhe për periudhë të gjatë i kanë rezistuar çdo presioni dhe kërcënimi.

Lexo edhe:  Sulmohet fizikisht më pas grabitet prishtinasi