Parashikimi i motit për sot dhe ditëve

Sot na pret mot “pranveror”. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me acar të lehtë, ndërsa gjatë ditës priten rritje të ndjeshme të temperaturave. Minimalja do të zbresë deri në -2 gradë Celsius, kurse maksimalja parashihet të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi po ashtu pritet të mbajë mot pothuajse pranveror. Pas një mëngjesi të ftohtë, gjatë ditës priten rritje të ndjeshme të temperaturave që në Shqipëri pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme na pret mot stabil dhe pothuajse pranveror. Acari i mëngjesit do të jetë i butë dhe vetëm në disa zona, ndërsa gjatë ditës priten shumë rreze diellore dhe vranësira kalimtare. Rrymime të ngrohta nga jugu do të fuqizohen duke rritur edhe më shumë temperaturat./MeteoBallkan

Lexo edhe:  E rëndë: Nxënësja e gjimnazit në Rahovec tenton t’i japë fund jetës së saj, kërcen nga një objekt