Të miturit kapen në flagrancë me drogë afër një kompleksi banesor në Prizren, përfundojnë në Polici

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe të dielën në rrugën “Adnan Krasniqi, afër një kompleksi banesor, ku Policia ka ndaluar dy persona, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas kontrollit te dy të miturit,, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi me substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Sinjali mëson se të dyshuarit kanë deklaruar para Policisë se kanë konsumuar drogën dhe nuk kanë pasur qëllime për shitblerje të substancave të tilla.

Marihuana është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

 

Lexo edhe:  E rëndë: 3 të plagosur në Prishtinë nga festimet, një nga ta është 15 vjeçar