E pazakontë/ Prishtinasi e rrok veturën e një gruaje dhe zhveshet, i kërkon t’ia fotografojë organet gjenitale në vend të dëmeve

Një ngjarje tejet e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, pasi ndodhi një aksident trafiku.

Aksidentet në komunikacion, si dukuri janë shumë të zakonshme, por ajo me çka u ballafaqua viktima e rastit, është e padëgjuar më parë. Rreth orës 13:00 një shofer kishte goditur me veturën e tij një veturë tjetër.

Sinjali mëson se pas aksidentit të dy shoferët kanë dalë jashtë veturave të tyre, me ç’rast shoferja femër kishte nisur të bisedojë me personin që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

E muhabetin për të diskutuar se çka ndodhi, nuk e priti mirë i dyshuari, i cili kishte filluar ta shajë e ofendojë shoferen.

Në një moment ajo ishte afruar që të marrë pamje të veturës së aksidentuar dhe atëherë i dyshuari bëri veprimin krejt të papritur.

Ai kishte zhveshur rrobat e tij të poshtme dhe kishte kërkuar nga shoferja që në vend të dëmeve materiale, t’i fotografojë organet gjenitale të tij. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, me ç’rast kanë nisur hetimet nga njësia e trafikut.

Lexo edhe:  Pacolli ironizon me vjedhjen e 200 mijë eurove në Teqe: “E kajsha mulla Osmanin për nja 2-300€! Jooo babooo, kqyre baben Sheh”