Tahiri i PDK-së e quan “lëmoshë” ndarjen e 100 eurove: Qytetarëve po u mbetet një rrugë, të migrojnë

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas ndarjes së 100 eurove nga Qeveria e Kosovës për fëmijët dhe pensionistët.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, e ka cilësuar këtë si lëmoshë.

Madje, ka thënë se një situatë e tillë, qytetarëve ua lë një rrugë – largimin nga vendi.

Postimi i plotë:

Me këtë qeveri, 18% e qytetarëve jetojnë nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj. Ndarja e 100 eurove si lëmoshë për fëmijët dhe pensionistët flet më së miri për gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve kosovare. Fatkeqësisht, kjo situatë ua lë qytetarëve tonë vetëm një rrugë – migrimin për një jetë më të mirë jashtë Kosovës.

Lexo edhe:  Vdes infermierja në Spitalin e Gjakovës