Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar dje një burrë në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Pas intervistimit  me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë,19.07.2024-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar seksualisht viktimën femër të mitur. Pas intervistimit  me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lexo edhe:  Rrahja mes anëtarëve të një familje në Drenas: Këta janë babai dhe dy djemtë që u përleshën me 49-vjeçarin