Syla me fjalë të rënda për Molliqajn: E ka pasë një fermë të lopëve, Albini i ka dhanë libra

Gazetari Valon Syla derisa po debatonte për kuadrin e Lëvizjen Vetëvendosje, ka ofenduar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili dikur ishte pjesë e partisë së Albin Kurtit.

Duke treguar se si është formuar lëvizja Vetëvendosje, Syla tha se Kurti e kishte gjetur Molliqajn në fermën e tij, në Deçan.

Sipas Sylës, Molliqaj ka pasur një fermë me lopë dhe Kurti e kishte marrë në Vetëvendosje duke i dhënë disa libra për t’i lexuar.

“Dardan Mulliqaj është e vërtet e ka gjetur në Deçan. Ai e ka pasur një fermë me lopë Kurti ja ka jep do libra e ka pru në Vetëvendosje. Po e marrë si kuadër që e ka sjell Albin Kurti që e ka ngritur në kuptimin pozitiv”, tha Syla në Pressing.

Ndaj kësaj deklarata, gazetari Kërquku i ka reaguar Sylës duke i thënë që të mos ofendoj.

Syla u përgjigj duke thënë se e kishte në aspektin pozitiv pasi nuk është në natyrën e tij të ofendoj.

Lexo edhe:  Bie në duart e Policisë bossi i Shell Kosova pas 10 ditësh në arrati – a do t’ia mbath i lirë sërish?